“Eko Edukacija” – portal i ri ueb për menaxhim të duhur të mbeturinave

Ndikimi i mbeturinave në ambientin jetësor është shumë i madh – nga rreziqet direkte për shëndetin e njerëzve, degradimi i mjedisit, e deri te pasojat serioze socio-ekonomike. Çdo vit, në Maqedoninë e Veriut krijohen rreth 1.4 milionë tonë mbeturina, çka paraqet një barrë të konsiderueshme për çdo banor.

Si përgjigje ndaj këtij sfidimi, OTI GRUP e prezanton projektin “Eko Edukacija”, një portal edukativ i qasshëm në eco-edu.ngo, i cili synon të rrisë vetëdijen dhe njohuritë për menaxhimin e duhur të mbeturinave te amvisëritë, kompanitë dhe nxënësit.

Mbeturinat paraqesin çdo material apo substancë që hidhet, dhe mund të jenë të rrezikshme ose jo të rrezikshme. Mbeturinat e rrezikshme përmbajnë substanca toksike, të ndezshme ose reaktive dhe paraqesin rrezik të madh për shëndetin dhe natyrën. Ndërsa mbeturinat jo të rrezikshme, nëse nuk menaxhohen si duhet, krijojnë deponi të mbingarkuara dhe ndotje afatgjate.

Portali “Eko Edukacija” ofron informacione praktike për selektimin, ruajtjen, riciklimin dhe rregullativën ligjore, si dhe një bazë të kompanive që merren me grumbullimin dhe riciklimin e mbeturinave.

Me këtë projekt, OTI GRUP kontribuon drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të praktikave ekologjike në vend.

Facebook
Pinterest
Twitter
LinkedIn